Lajme

Shtyhet mbledhja e PDK-së, ende nuk ka emra konkretë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 09 September 2017

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) është shtyrë për sot në ora 15.30.

Xhavit Haliti nga PDK, tha se disa kandidatura janë dhënë, por ende nuk është vendosur për emra konkretë për ministra.

“Kryesia ende nuk ka vendos për emra. Gjatë pasdites do të jenë publike. Kandidatura janë përmendur. Ka mjaft, por lista përfundimtare e ministrave do të jetë shumë shpejt”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Mbledhja është shtyrë për shkak të mungesës së kryetarit të PDK-së Kadri Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera