Sport

Mbappe flet pas debutimit me gol te PSG (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 09 September 2017

Kylian Mbappe është shumë i lumtur që ka debutuar me gol te Paris Saint-Germain.

Ylli i ri francez, Kylian Mbappe ka debutuar me gol te Paris Saint-Germain në fitoren e thellë ndaj Metzit, në kuadër të xhiros së pestë të Ligue 1.

Ish anëtari i Monacos është shumë i lumtur për këtë. “”Ishte një gol i bukur “, ka deklaruar francezi për Canal + pas ndeshjes.

“Gjithmonë kam thënë që dëshiroj të luajë me lojtarë të mëdhenj, unë jam duke u zhvilluar me më të mirët në kampionat dhe ndoshta në Evropë”, ka theksuar ai.

-Advertisement-

“Gjithçka që dëshiroja ishte që të luaja ndaj Metzit, dhe trajneri bëri këtë. Më pëlqeu, jam i lumtur, jam i lumtur me atë që bëra”, ka përfunduar ai.

Mbappe vendosi që karrierën ta vazhdoj në Paris edhe pse kishte oferta nga Real Madrid, Manchester United dhe Arsenal. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera