Sport

Presidenti i Real Madridit flet për Ronaldon dhe Balen

Autori: Gazeta inFokus 17:58 | 08 September 2017

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, nuk ka dyshuar asnjëherë që Gareth Bale dhe Crstiano Ronaldo mund të largoheshin nga Snatiago Bernabeu

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez,  shprehet i lumtur për qëndrimin Crstiano Ronaldos dhe Gareth Bale në Santiago Bernabeu.

Numri një i Los Blancos ka thënë se asnjëherë nuk ka dyshuar në qëndrimin e yllit portugez dhe atij uellsian.

-Advertisement-

Gjatë kësaj vere u përfol se Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madrid, derisa për Balen u tha se do të transferohen në Manchester United.

Perez thotë se edhe ai ka qenë i shqetësuar rreth hetimeve ndaj Ronaldos për evazion fiskal, por, sipas tij, asnjëherë nuk është menduar largimi i Ronaldos, transmeton Express.

“Edhe unë isha i nervozuar me çështjen mbi taksa. Nuk mendoj se Ronaldo ka menduar largimin. Ai rishtazi më ka thënë se ndjehet i lumtur në klubin më të madh në botë”, ka deklaruar Perez.

Ndërsa, Perez i ka thurur lavde Bales, derisa ka treguar se nuk është shqyrtuar ndonjë ofertë për të gjatë verës.

“Ai është një nga lojtarët tanë të mëdhenj dhe jemi të kënaqur me të. Ne nuk morëm asnjë ofertë për të gjatë verës, pavarësisht pse filet për një gjë të tillë”, ka theksuar Perez.  /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera