Lajme

Behgjet Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 08 September 2017

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Begjet Pacolli do të jetë ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës në kabineti qeveritar të Ramush Haradinajt.

Lajmin e ka bërë publik ish-ministri Enver Hoxhaj, i cili i ka dëshiruar sukses në këtë funksion.

Behgjet Pacolli ka lindur më 30 gusht të vitit 1951 në fshatin Marec të Prishtinës. Është i biri i Isës dhe Nazmijes, i dyti nga 10 fëmijët, i martuar me Masha Pacolli. Prind i gjashtë fëmijëve, tri vajzave dhe tre djemve.

-Advertisement-

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, edukimin e lartë në Institutin e Tregtisë së jashtme në Hamburg të Gjermanisë dhe specializimin Master në Marketing dhe Menaxhment në Institutin Mosinger në Zurich.

Ja veprimi dhe angazhimi politik i Pacollit:

Promovues dhe Themelues

1999 FORK – Fondacioni për Rindërtimin e Kosovës, Prishtinë;

2000 Themelues i UASH, Unioni i Afaristëve Shqiptarë, Lugano;

2004 Themelues i SEED, Fondacioni për zhvillim ekonomik të Evropës Juglindore, Ëashington (Fondacioni promovues dhe lobues i pavarësisë së Kosovës);

2005 Themelues i organizatës Neë Kosova Alliance, Ëashington (organizatë lobuese për pavarësinë e Kosovës, 2005-2007);

2006 Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (parti politike që në zgjedhjet e para në vitin 2007, renditet si partia e tretë politike në vend); Anëtar i Center for International and Strategic Studies CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Ëashington, Këshilltar permanent i Komitetit të udhëhequr nga Henry Kissinger;

2007-2010 Deputet i Parlamentit të Kosovës

2011 Deputet i Parlamentit të Kosovës (mandate i dytë)

2011 President i Republikës së Kosovës

2011 Inicues dhe nënshkrues i marrëveshjes së koncensusit politik për reformat kushtetuese dhe zgjedhore.

2011 Themelues dhe President i Lëvizjes për Unionin ekonomik shqiptar.

2011-2014 Zëvendës Kryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjës për politikën e jashtme dhe investimet e huaja.

2012 Themelues i Lëvizjes për Unionin Ekonomik Shqiptar, së bashku me ish Presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, Rektorë Universitetesh, personalitete të shquara nga gjithë hapësira shqipëtare.

Gjuhët:

Gjuhë amtare: Shqip

Gjuhë të huaja: Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Rusisht, Spanjollisht, Serbo-Kroate, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera