Sport

Pagat e shqiptarëve të Series A

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 07 September 2017

Gazzetta dello Sport ka publikuar sot listat e pagave për gjithë klubet e Serisë A.

Leonardo Bonuçi i Milanit dhe Gonzalo Higuain i Juventusit janë më të paguarit e Serisë A, me 7,5 milionë euro neto në vit.

Pas tyre, Dibala me 7 milionë e Xhixhi Donaruma me 6 milionë.

-Advertisement-

Po shqiptarët? Elseid Hysaj është një ndër më të rëndësishmit te Napoli në fushë, por në listën e pagave trajtohet ndryshe, sepse merr vetëm 700,000 euro në sezon, lojtari i parafundit në një listë ku kryeson Lorenco Insinje me 3,6 milionë euro në vit. Në fakt, Hysaj është thënë se ka rinovuar me dyfishim page, ndaj merr 1,4 milionë euro, ndaj diçka nuk shkon.

Etrit Berisha, me 800,000 euro në sezon, është i katërti në renditjen e Atalantës, ndërsa Thomas Strakosha, me 600,000 euro, është ndër më pak të paguarit te Lacio, edhe për shkak të moshës shumë të re.

Memushaj me 200,000 euro e Gjimshiti me 100,000 janë ndër më pak të paguarit te Benevento, ndërsa Ajeti është ndër më të paguarit te Krotone, por merr vetëm 250,000 euro në sezon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera