Prapaskena në Maqedoni, një peshk “shkatërroi” planet e Panuccit
Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 07 September 2017
Vazhdimësia e suksesit dhe arritja e objektivave është një miks mes punës, vendosmërisë, por ndonjëherë duhet edhe shumë fat. Sidomos kur bëhet fjalë për futboll, ky i fundit ka shumë rëndësi.
Por, në momentin kur me punë dhe me talentin e tij duket se po gjente vazhdimësinë me ekipin kombëtar, fati “tradhtoi” Eros Grezdën. Mesfushori kuqezi pati një incident pak orë përpara ndeshjes me Maqedoninë, pasi pësoi një helmim nga ushqimi dhe e kishte të pamundur aktivizimin.
Pavarësisht se trajneri Panuçi vendosi ta merrte në stol, lojtari nuk ishte i gatshëm për të luajtur. “Panorama Sport” e raportoi lajmin në momentin kur ai po bënte analizat me stafin mjekësor pranë hotelit “Gligorov” në orët e paradites dhe gjithçka u konfirmua në mbrëmje.
HELMIM ME PESHK
Ndoshta duket e çuditshme, sepse helmimi nga ushqimi duhet të përfshinte një grup të madh lojtarësh, por vetëm organizimi i Grezdës reagoi keq dhe i shkaktoi probleme shëndetësore. Mësohet se skuadra ka konsumuar peshk në mbrëmje dhe lojtari ka ndier shqetësime disa orë pasi darkoi me ekipin, raporton Panorama. Kjo gjë e pengoi që Grezda të luante me Maqedoninë, pavarësisht se dëshira e tij ishte e madhe të zbriste në fushën e lojës.
ISHTE TITULLAR
Po, po. Do të luante me Maqedoninë, madje që nga fillimi i ndeshjes. Mesfushori i Osijekut e kishte të garantuar vendin në formacionin bazë pas performancës së mirë që bëri në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit dhe në “Mlladost” të Strumicës do të rreshtohej pas Sadikut me Roshin dhe Hykën. Në këtë mënyrë, Llullaku do të përfundonte në stol.
Burime të sigurta i konfirmuan gazetës se Grezda ishte parashikuar në 11-shen bazë për sfidën e së martës, por planet e trajnerit u prishën shumë pak orë përpara ndeshjes. Diçka që në fakt u kuptua sepse Llullaku u zëvendësua që në përfundimin e pjesës së parë, sepse në fakt nuk pritej të luante. I pafat ishte Grezda, por ndoshta edhe trajneri Kristian Panuçi, që me 22-vjeçarin në fushën e lojës mund t’i kishte surprizuar maqedonasit. Ndoshta është një detaj, por në futboll detajet vendosin fatin e ndeshjeve…
Të tjera
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...