Sport

Nuk do ta besoni sa i ka kushtuar Realit transferimi i Zidanit (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:38 | 07 September 2017

Real Madrid është padyshim ekipi më i trofeshëm në botën e futbollit. ‘Los Blancos ‘ gjithmonë në skuadrën e tyre kanë pasur emra të mëdhenj të futbollistëve, transmeton ORAinfo.

Por, ekipi madrilien ka shpenzuar plotë 48 milionë euro që ta transferojë, Zinedine Zidane,  e cila në atë kohë ishte cilësuar si  marrëveshje e shekullit.

Ekipi i La Ligas theu rekordin e transferimit botëror për të sjellë fituesin e Kupës së Botës në Bernabeu nga Juventusi. 12 muaj më parë ata kishin tronditur botën duke paguar 37 milionë funte për të nënshkruar me Luis Figo nga rivalët, Barcelona.

-Advertisement-

Zidane e quajti  vitin 2006 si kohën më të mirë në karrierën e tij, pasi ndihmoi Madridin të fitonte titullin dhe Ligën e Kampionëve, plus Super Cup dy herë, Uefa Super Cup dhe Kupën Interkontinentale.

Megjithatë, pak më shumë se 18 muaj më parë ai u emërua menaxher i gjigandëve spanjollë për rolin e tij të parë të lartë si shef kur zëvendësoi, Rafa Benitez.

Dhe që atëherë ai ka fituar më shumë para në çmim për Madridin sesa pagesa që i kanë paguar Juventusit 16 vjet më parë./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera