Sport

Lojtarët dhe trajnerët më të paguar në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 07 September 2017

Mbrojtesi i Milanit Leonardo Bonucci dhe sulmuesi i Juventusit Gonazalo Higuani janë lojtarët më të paguar në Seria A.

Sipas Gazzetta dello Sport, paga vjetore e Bonuccit në Milan është pak më e ulet se 8 milionë euro, ndërsa Higuain fiton 7.5 milionë euro në vit te Juventus, transmeton Express.

Megjithatë, kontrata e mbrojtësit italian të Milanit përmban bonuse, të cilat mund t’ia rrisin atij fitimet deri në 10 milionë euro në vit.

I treti është Paulo Dybala i Juventusit me 7 milionë euro në vit, i ndjekur nga kolegu i vet në vendin e katërt Douglas Costa (€6m), ndërsa portieri i Milanit Gianluigi Donnarumma me 6 milionë euro po ashtu në vendin e katërt.

-Advertisement-

Sa i përket trajnerëve, Gazzetta shkruan se bosi i “Zonjës së Vjetër” Max Allegri prin me 7 milionë euro në vit.

I dyti është trajneri i Interit Luciano Spalleti me 4 milionë euro në vit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera