Sport

Presidenti i UEFA gëzon skuadrat evropiane, pro mbylljes më herët të afatit kalimtar

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 06 September 2017

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin është i gatshëm të ndryshojë datën e afatit kalimtar të verës.

Ceferin ka thënë se është e çuditshme që një lojtar të nis sezonin me një skuadër dhe pas disa ditësh të luajë diku tjetër.

“Jam i ndërgjegjshëm që po zhvillohet një diskutim serioz në të gjithë Evropën mbi mundësinë e afrimit të datës së përfundimit të merkatos verore. Ne, nga ana jonë, jemi duke ndjekur me vëmendje këtë kërkesë”, tha fillimisht Ceferin për The Yimes.

“Sipas këndvështrimit tim, nuk është diçka pozitive kur disa lojtarë e nisin sezonin me një skuadër të caktuar, e brenda pak ditësh ndryshojnë fanellë. Më duket sikur krijon paqartësi. Për këtë arsye jam në favor të tërheqjes së datës së mbylljes së merkatos”, deklaroi ai në fund.

-Advertisement-

Afati kalimtar fillon me 1 korrik dhe përfundon me 31 gusht e në disa vende me 1 dhe 7 shtatorë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera