Sport

Liga e Kombeve: Ja në cilat vazo janë Kosova dhe Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 06 September 2017

Nga viti 2018 UEFA do të fillojë me Ligën e Kombeve, ku shtetet do të jenë të ndara në katër grupe

Pas ndeshjeve të fundit në grupe, të muajit tetor, do të bëhet edhe ndarja përfundimtare nëpër vazot.

UEFA ka bërë të ditur se si është situata për momentin dhe si janë të vendosura ekipet në vazo.

Kombëtarja e Kosovës do të renditet në vazon e katërt D, ku do të luajë me shtet më të dobëta.

-Advertisement-

Ndërsa, Shqipëria ka ende një shans minimal për Ligën B (i duhet mrekullia ndaj Spanjës dhe Italisë në dy ndeshjet e fundit), por ka thuajse ka të sigurt vazon e parë në Ligën C.

Shorti do të hidhet në fund të këtij viti, ndërsa në vazhdim, nuk do të ketë më nevojë për renditjen e UEFA-s, pasi ndarja në Liga do të përcaktojë edhe ndarjet në vazo për eliminatoret e Kampionateve Europianë.

Fituesi i secilës Ligë, do të ketë të drejtën të shkojë direkt në Europianin pasardhës, pa kaluar nëpërmjet kualifikueseve.

Ndarja e vazove:

LIGA A (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)

Gjermani, Portugali, Belgjikë, Spanjë, Zvicër, Francë, Angli, Itali, Poloni, Kroaci, Islandë, Uells

LIGA B (skuadrat ndahen në katër grupe me nga tre Kombëtare)

Rusi, Irlandë e Veriut, Sllovaki, Suedi, Holandë, Ukrainë, Bosnjë Hercegovinë, Austri, Turqi, Irlandë, Danimarkë, Hungari.

LIGA C (skuadrat ndahen në një grup me tre dhe tre grupe me nga katër Kombëtare)

Slloveni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi, Skoci, Republika Çeke, Rumani, Greqi, Bullgari, Izrael, Norvegji, Qipro, Finlandë, Estoni, Azerbajxhan.

LIGA D (skuadra ndahen në katër grupe me nga katër Kombëtare)

Lituani, Bjellorusi, Gjeorgji, Armeni, Maqedoni, Ishujt Faroe, Luksemburg, Letoni, Moldavi, Kazakistan, Lihtenshtejn, Andorra, Maltë, Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera