Sport

Liga Kombëtare e UEFA-s, me këto shtete do të përballet Përfaqësuesja e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 06 September 2017

Liga Kombëtare e UEFA-së fillon në shtator të vitit 2018, me 55 shtete anëtare të UEFA-së, të cilat do të jenë të ndara në katër Liga, shkruan IndeksOnline.

55 shtetet do të ndahen në grupe A-B-C-D, sipas pozicionimit të tyre në renditjen kombëtare të koeficientit të UEFA-së, pas përfundimit të kualifikimeve europiane për Kupën e Botës “Rusia 2018” (ndeshjet e play-offit nuk përfshihen).

Liga A do të përfshijë 12 skuadra të ranguara, 12 të tjera në Liga B, 15 në Liga C dhe 16 të mbetura në Liga D.

-Advertisement-

Në Ligën A (do të ndahet në katër grupe nga tre ekipe) pritet të bëjnë pjesë super Kombëtaret, si në vijim: Gjermania, Portugalia, Belgjika, Spanja, Zvicra, Franca, Anglia, Italia, Polonia, Kroacia, Islanda, Uellsi.

Në Ligën B (do të ndahen katër grupe nga tre ekipe) : Rusia, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Suedia, Holanda, Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Austria, Turqia, Republika e Irlandës, Danimarka, Hungaria

Në Ligën C (Një grup me tri ekipe dhe tri grupe me katër ekipe): Sllovenia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Skoci, Çekia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qiproja, Finlanda, Estonia, Azerbajxhani

Në Ligën D ku bënë pjesë edhe Përfaqësuesja e Kosovës (ekipet do të ndahen në katër grupe): Lituania, Bjellorusia, Gjeorgjia, Armenia, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Ishujt Faroe, Luksemburgu, Letonia, Moldavia, Kazakistani, Lihtenshtajni, Andorra, Maltë,Kosovë, San Marino, Gjibraltar.

Këto Liga dhe Grupe do të konfirmohen vetëm pas përfundimit të grupeve kualifikuese për Kupën e Botës, që mbyllen në tetor. Në dy ndeshjet e mbetura mundë të ketë ndryshime..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera