Sport

Joshua i “frikësohet” Pulevit

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 06 September 2017

Anthony Joshua ka në plan t’i tregoj Kubrat Pulev se kush është “mbreti” i boksit, kur të vijnë ballë për ballë në Cardiff më 28 tetor, por siç duket nga intervista e fundit britaniku ia ka “frikën”.

Joshua do ta mbrojë titullin e tij WBA dhe IBF kundër sfiduesit nga Bullgaria, Kubrat Pulev, shkruan IndeksOnline.

Boksieri britanik që mposhti para disa muaji ish-kampionin e Botës, Wladimir Klitschko për “Sky Sport” tha:

-Advertisement-

“Unë mendoj se ai është shumë i talentuar, ai është një medalist olimpik, i cili tregon një origjinë të tij. Ai është një mbret në Bullgari. Unë do të përgatitem për një Pulev të uritur dhe të egër”, ka thënë Joshua.

Meçi i rëndësishëm do të zhvillohet më 28 tetor në stadiumin e madh të Uellsit “Cardiff”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera