Bie prodhimi në ‘Trepçë’, 6 mijë tonë më pak xehe!
Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 06 September 2017
Derisa “Trepça” në jug ka të punësuar 1400 punëtorë, minatorë dhe staf tjetër, ajo në veri ka 3 mijë punëtorë, të cilët paguhen me mjetet që sigurohen nga shitja e xehes, por edhe me mjetet që ndan qeveria e Serbisë. Një e treta e tyre marrin pagë prej 90 eurosh nga qeveria serbe dhe nuk punojnë, ndërsa 700 punëtorë të tjerë kanë bërë kërkesë për ta marrë pagën e parakohshme me shkëputje të kontratës së punës, shkruan sot, gazeta Zeri
Miniera e “Trepçës” në Stan Tërg vazhdon të ballafaqohet me vështirësi të mëdha, ndonëse Ligji për Trepçën, i miratuar në Kuvendin e Kosovës në fillim të tetorit të vitit 2016, garantonte zhvillim të shpejtë, pasi që gjiganti ekonomik kosovar i kthehej shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Prodhimi në vitin 2017 ka shënuar rënie të dukshme krahasuar me vitin 2016.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë prodhuar 6 mijë tonë më pak xehe se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me prodhimin aktual menaxhmenti i “Trepçës” ka arritur t’i sigurojë pagat për 1360 punëtorë, sa aktualisht punojnë, minatorë dhe staf tjetër. Institucionet e Republikës së Kosovës, para së gjithash Qeveria e Kosovës, prej se është miratuar Ligji për Trepçën nuk ka arritur t’i formojë dy bordet kryesore, atë Mbikëqyrës dhe Bordin Menaxhues dhe në këtë mënyrë gjithçka ka mbetur në duart e menaxhmentit që udhëhiqet nga Ahmet Tmava.
Drejtori Tmava është duke e shtyrë, siç thonë, “me gjoks”, pa e pasur asnjë lloj përkrahjeje nga Qeveria e Kosovës. Institucionet e vendit nuk kanë arritur ta bëjnë asnjë hap përpara për rimëkëmbjen dhe zhvillimin e “Trepçës”.
Në “Trepçë” thonë se kombinati ka mbetur peng i politikës, pasi që me rënien e Qeverisë ka ngelur puna e funksionalizimit të Ligjit për Trepçën, e më këtë edhe zhvillimi i saj, ashtu siç synohej.
Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, i ka thënë “Zërit” se janë duke u përballur me telashe të mëdha, të cilat nuk mund të zgjidhen pa u konstituuar institucionet e Kosovës, sidomos pa u funksionalizuar Qeveria e re e vendit, e cila do të vazhdojë me procesin e transformimit të ndërmarrjes nga ajo shoqërore në ndërmarrje publike.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...