Sport

Juventusi jep një lajm të madh(Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 05 September 2017

Alex Sandro thuhet se është gati të vazhdojë kontratën e tij të Juventusit deri në vitin 2022, me një rritje të madhe të pagës, transmeton ORAinfo.

Chelsea kaloi pjesën më të madhe të verës duke ndjekur brazilianin, por bardhezinjtë refuzuan me vendosmëri të diskutonin për një shitje.

Tani Tuttosport po raporton se e Sandro është në prag të nënshkrimit të një zgjatjeje dyvjeçare të kontratës së tij aktuale, duke e bërë të ardhmen e tij tek Zonja e Vjetër deri më 2022.

-Advertisement-

Marrëveshja e re do të shihte Alex Sandro të rriste pagën e tij prej € 2.8 milion në € 4.5 milion plus bonuse, duke e vendosur atë në radhët e pagave si Miralem Pjanic, Sami Khedira dhe Gianluigi Buffon./ORAinfo/

Një kontratë e re mund të shpallet zyrtarisht në javët e ardhshme. Nuk do të ketë klauzolë lirimi në kontratë, pasi Juventusi nuk beson në vendosjen e një çmimi të paracaktuar për lojtarët e tyre./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera