Sport

Shqipëria e do vetëm fitoren ndaj Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 05 September 2017

Kombëtarja e Shqipërisë sot do ta zhvillojë ndeshjen ndaj Maqedonisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin ‘Russi 2018’, përcjell ORAinfo.

Para këtij dueli, trajneri Cristian  Panuçi, e ka bërë të qartë sesi duhet të luhet.

“Ne jemi këtu për ta fituar ndeshjen. Pastaj, do të shohim atë që do të na japë fati. Është, gjithsesi, e sigurt se nuk firmosim për një barazim, do të luajmë me guxim.

-Advertisement-

Kjo, pavarësisht respektit të madh ndaj Maqedonisë që është një skuadër shumë e mirë, por duke qenë të ndërgjegjshëm për cilësitë tona.

Sadiku është në dispozicion, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, ndërsa për lojtarët që do të zbresin në fushë do ta merrni vesh përpara ndeshjes”, ka thënë Panuci.

Maqedoni-Shqipëri zhvillohet sot në Strumnicë dhe fillon nga ora 20:45./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera