Mustafa kërkon nga bizneset e diasporës të shtojnë investimet në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 04 September 2017
Kryeministri në largim i vendit, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Yll Blakaj.
Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë për të krijuar kushte sa më të favorshme për afarizëm për bizneset, me theks të posaçëm për bashkatdhetarët tanë që merren me biznes në diasporë, bën të ditur një njoftim nga Kryeministria.
Po ashtu, kryeministri i njoftoi për punën që ka bërë Qeveria në përgatitjen e Pakos Fiskale 2, e cila do të avanconte edhe më shumë ambientin e të bërit biznes në Kosovë, pas suksesit që është arritur me Pakon Fiskale 1.
Mustafa falënderoi përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora për gatishmërinë e tyre për të investuar në Kosovë, duke kërkuar nga ta që të shtojnë investimet edhe në të ardhmen.
Kryetari i Rrjetit të bizneseve të diasporës në Austri, Ylli Blakaj, falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen si dhe për mbështetjen e dhënë për bizneset e diasporës, duke e njoftuar edhe për plane konkrete që lidhen me investime në të ardhmen.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...