Lajme

Lumir Abdixhiku reagon ashpër pas marrëveshjes PAN-AKR

Autori: Gazeta inFokus 20:35 | 04 September 2017

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pasi arrit marrëveshja mes PAN’it dhe Aleancës Kosova e Re. Ai me anë të një postimi në Facebook e ka quajtur fitore të mashtruesve që nuk do të zgjatë shumë.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Një bashkëpunim që mbështetet në kontrabandë, tregtarë votash, mashtrim të qytetarëve dhe në Beograd, s’mund të jetë alternativë e dinjitetshme për Republikën. Është veçse një pazar i ulët, pa parime, pa moral e pa kurriz. Është arsye pse politika shihet sot si profesion i pistë, e Kosova si vend i pa shpresë. Qytetarët meritonin më mirë, Kosova meritonte më shumë.

-Advertisement-

Triumfi i kapësve me argat e sekserë bashkë është fitore e përkohshme e së mbrapshtës ndaj së drejtës. Si e tillë, ajo s’mund dhe s’do të ketë jetë të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera