Sport

Sfida me Maqedoninë, ja sa tifozë shqiptarë do të ketë në Strumnicë

Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 04 September 2017

Shqipëria arriti që të merrte një sukses shumë të rëndësishëm 2-0 ndaj Lihteshtejnit dhe tashmë po mendon për duelin e 5 shtatorit ndaj Maqedonisë. Ndeshja nuk do të zhvillohet në Shkup por në Strumnicë, për shkak se vendasit i druheshin një pranie të madhe të tifozëve shqiptare.

Rreth 450 fansa shqiptarë do të jenë të pranishëm në qytetin më të largët lindor maqedonas, i cili ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë.

Kjo është shifra zyrtare e tifozëve të Kombëtares që do të jenë në stadiumin 6,500 vendesh dhe që është rinovuar vetëm gjatë muajve të fundit.

-Advertisement-

Për herë të parë në 23 vjet Maqedonia do të luajë një ndeshje kualifikuese larg Shkupit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera