Lajme

Këto janë fjalët e Pacollit për ndarjen nga LDK-ja

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 September 2017

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga tash rrugët me LDK-në janë të ndara.

“Do të funksionojmë në Parlament si grup parlamentar i pavarur”, tha Pacolli.

Pas një dreke pune me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën, Pacolli ka thënë se më nuk ka as obligim moral, as material ndaj koalicionit LAA.

-Advertisement-

Po ashtu, Pacolli tha se ende nuk ka vendosur se çka do të bëjë me koalicionin PAN, ndonëse paralajmëroi një takim për sot me kandidatin për kryeministër të koalicionit PAN, Ramush Haradinajn.

“Nga ky moment do të vendosim vetë, çdo moment mund të krijojë situata të reja”, shtoi ai.

Këto deklarata, Pacolli i bëri para gazetarëve, pas takimit që zhvilloi sot me kreun e LDK-së Isa Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera