I’ve seen many players I’ve loved cry. But seeing this man cry made me want to kill myself.
Zidane përlotet teksa dëgjon fjalët e babait pas incidentit me Materazzin (Video)
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 04 September 2017
Zinedine Zidane mjaft emocional në një intervistë dhënë për Telefootmbrëmjen e së dielës. 45 vjeçari kërkon ta harrojë episodin me Marco Materazzin në finalen e Botërorit Itali 2006, pasi ishte ai incident shokues që shënjoi fundin e karrierës së tij, por kjo është e pamundur.
Ajo ngjarje ka mbetur e fiksuar në mendjet e miliona tifozëve por edhe të vet protagonsit, që shprehet se nuk ndihet aspak krenar për atë që ndodhi.
Goditja me kokë që ai i dha Materazzit solli edhe kartonin e kuq për Zidane në minutën e 110 të ndeshjes Itali Francë që u zhvillua në Gjermani plot 11 vjet më parë. Ndeshje që u fitua nga Italia me penallti. Si rrallë herë një legjendë e futbollit botëror u pa mes lotësh teksa shihte me nostalgji imazhet e karrierës së tij dhe një klip të vjetër të të atit që fliste për shtypin në atë kohë.
‘Nuk jam aspak krenar për atë gjest. Ndihem i keqardhur për atë që ka ndodhur përpara gjithë atyre njërëzve, të rinjve që aspirojnë dhe pëlqejnë futbollin, gjithë vullnetarëve, tifozëve dhe trajnerëve që mundohen të bëjnë diferencën me këtë sport. Kjo është dicka e keqe që ka ndodhur, është pjesë e jetës dhe karrierës time, është një prej atyre gjërave që nuk na pëlqejnë por që ka ndodhur dhe që duhet ta pranoj e ta kapërdij u shpreh Zidane.
Në klipin e vjetër ku shfaqej i ati i intervistuar pas atij incidenti, dëgjohej teksa i shprehte atij gjithë mbështetjen dhe dashurinë që kishte për të birin e në këtë moment Zidane nuk u përmbajt dot më.
I ati i Zidane shprehej pikërisht kështu”
“Nuk ndihem aspak i turpëruar ti shpreh tim biri gjithë dashurinë e madhe që kam për të dhe për nipërit e mi. Sa herë që i telefonoj iu them se i dua shumë, këtë e kam bërë dhe do vazhdoj ta bëj gjithmonë. Asgjë nuk mund ta ndryshojë këtë”
Aktualisht Zidane është duke shijuar një pushim të shkurtër nga detyra e tij si trajner tek Reali i Madridit.
Të tjera
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...
-
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për sigurinë e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...