Ultimatumi i AKR-së ndaj LDK-së: Kështu i përgjigjet Avdullah Hoti
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 04 September 2017
Koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AKR-së vazhdon të jetë i fuqishëm që nga koha e lidhjes së tij. Ky është koalicion parimor dhe si i tillë është lidhur bazuar në parimet e dy subjekteve politike.
Nuk e di nëse do të mbahet më datën 7 shtator seanca konstituive, por nëse mbahet do të shqyrtojmë këtë çështje. – Avdullah Hoti
Pavarësisht asaj që AKR ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e largimit nga koalicioni LAA, në LDK vazhdojnë të mendojnë se ky koalicion është i fuqishëm ashtu sikurse nga dita e parë e lidhjes së tij.
Këtë mendim e ka edhe i nominuari i LAA-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Avdullah Hoti. Ai ka pohuar për portalin “Gazeta Blic” se LDK ka bashkëpunim të ngushtë AKR-në brenda koalicionit LAA.
“Koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AKR-së vazhdon të jetë i fuqishëm që nga koha e lidhjes së tij. Ky është koalicion parimor dhe si i tillë është lidhur bazuar në parimet e dy subjekteve politike”, tha ai.
Ndërkaq i pyetur rreth paralajmërimit të AKR-së se nëse LDK nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës së VV-së për koalicion deri më datën 7 shtator, datë kjo kur koalicioni PAN pritet të propozojë vazhdimin e seancës konstituive, AKR do të lë largohet nga koalicioni për të shqyrtuar mundësitë tjera që i ka para vetës, Hoti ka thënë se do të shqyrtojnë këtë çështje duke vendosur dilema nëse PAN-i do të jetë i gatshëm për seancë në këtë javë.
“Nuk e di nëse do të mbahet më datën 7 shtator seanca konstituive, por nëse mbahet do të shqyrtojmë këtë çështje”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri, ka deklaruar sot për “Gazeta Blic” se janë të zhgënjyer me liderin e LDK-së Isa Mustafa, dhe largimin nga koalicioni LAA e sheh si të pakthyeshëm.
Të tjera
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...