Lajme

SBAShK: Të bashkohemi në shërbim të arsimit dhe përparimit të shtetit

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 04 September 2017

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, ka apeluar edhe te deputetët dhe liderëve të subjekteve politike që të kenë kujdes fjalorin në paraqitjet publike dhe në rrjetet sociale, pasi me fjalorin e rënd e banal po ndikojnë edhe në keq edukimin e brezave të ri.

SBASHK-u thotë se sot kur në të gjitha institucionet e Arsimit Parauniversitar të Kosovës po fillon një betejë e re e me plot sfida për arritjen e diturive të reja dhe për edukimin e arsimimin sa më cilësor të brezave është momenti kur, krahas urimeve, duhet dërguar një mesazh e apel të qartë drejtë mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe liderëve e subjekteve politike  të nivelit lokal e qendror që të gjithë e bashkë të jemi në shërbim të arsimit dhe përparimit të shtetit të Kosovës.

“As mësuesi, as prindi, as nxënësi e as kushdo tjetër  nuk mund të dalë fitues i vetëm karshi sfidave  dhe kërkesave të kohës për arsimim sa më cilësor e për dije të shekullit 21. Misionin e shenjtë të edukimit e arsimimit nuk mund ta realizojmë as duke u kritikuar e fyer pa fakte, por duke u bashkuar  në frontin e përbashkët e me qëllimin e përbashkët e të sinqertë për arritje edhe më të mëdha në tërë sistemin arsimor të Kosovës. SBASHK-u  duke drejtuar këtë apel publik dhe këtë urim për një vit të mbarë shkollor  u drejtohet  edhe deputetëve e liderëve të subjekteve politike që të kenë kujdes fjalorin në paraqitjet publike dhe në rrjetet  sociale . T

-Advertisement-

Të kenë kujdes edhe në sjelljet e tyre publike dhe në Parlamentin e  Kosovës sepse , jo pak nga ata , me paraqitje  e fjalor që nuk përkon me  figurën e të zgjedhurit  dhe përfaqësuesit të popullit , po krijojnë ndjenjën e mungesës së një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës  dhe po ndikojnë me fjalorin e rënd e banal edhe në  keq edukimin e brezave të ri.  Ata në takime të mbyllura le të sjelljen e le të shprehen si të duan është çështje e kulturës së tyre, por në paraqitjet publike duhet të kenë kujdes sepse populli dhe rina jonë në veçanti i kanë sytë në ta”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.  Sipas tyre, obligim i përfaqësuesve të popullit është të punojnë në shërbim të qytetarëve dhe të arsimit e sektorëve të tjerë dhe jo të bëjnë gara se kush e ka fjalorin më ofendues e më banal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera