Hoti: Do ta shqyrtojmë kërkesën e AKR-së, nëse PAN-i është i gatshëm për seancë më 7 shtator!
Autori: Gazeta inFokus
11:12 | 04 Shtator 2017
Koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AKR-së vazhdon të jetë i fuqishëm që nga koha e lidhjes së tij. Ky është koalicion parimor dhe si i tillë është lidhur bazuar në parimet e dy subjekteve politike.
Nuk e di nëse do të mbahet më datën 7 shtator seanca konstituive, por nëse mbahet do të shqyrtojmë këtë çështje. – Avdullah Hoti
Pavarësisht asaj që AKR ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e largimit nga koalicioni LAA, në LDK vazhdojnë të mendojnë se ky koalicion është i fuqishëm ashtu sikurse nga dita e parë e lidhjes së tij.
Këtë mendim e ka edhe i nominuari i LAA-së për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Avdullah Hoti. Ai i ka pohuar për portalit “Gazeta Blic” se LDK ka bashkëpunim të ngushtë AKR-në brenda koalicionit LAA.
“Koalicioni ndërmjet LDK-së dhe AKR-së vazhdon të jetë i fuqishëm që nga koha e lidhjes së tij. Ky është koalicion parimor dhe si i tillë është lidhur bazuar në parimet e dy subjekteve politike”, tha ai.
Ndërkaq i pyetur rreth paralajmërimit të AKR-së se nëse LDK nuk i përgjigjet pozitivisht ftesës së VV-së për koalicion deri më datën 7 shtator, datë kjo kur koalicioni PAN pritet të propozojë vazhdimin e seancës konstituive, AKR do të lë largohet nga koalicioni për të shqyrtuar mundësitë tjera që i ka para vetës, Hoti ka thënë se do të shqyrtojnë këtë çështje duke vendosur dilema nëse PAN-i do të jetë i gatshëm për seancë në këtë javë.
“Nuk e di nëse do të mbahet më datën 7 shtator seanca konstituive, por nëse mbahet do të shqyrtojmë këtë çështje”, ka deklaruar ai.
Në anën tjetër nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri, ka deklaruar sot për “Gazea Blic” se janë të zhgënjyer me liderin e LDK-së Isa Mustafa, dhe largimin nga koalicioni LAA e sheh si të pakthyshëm.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
































