Rozë

Donald Trump i fiksuar pas Lady Dianës, donte ta bënte për vete

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 02 September 2017

Donald Trump ishte i fiksuar pas Lady Dianës, i vardisej dhe donte që ta bënte për vete. 20 vite pas vdekjes së princeshës së ndjerë Diana Spencer, ‘Huffington Post’ kthehet në atë që mund të ketë qenë pasioni i vërtetë i miliarderit amerikan.

Në një intervistë radiofonike në “Howard Stern Show” në vitin 2000, Presidenti aktual i SHBA, tha asokohe se princesha e Uellsit, ishte në listën e tij të dhjetë femrave më të bukura.

Po për Howard Stern, pak para vdekjes tragjike të Dianës në vitin 1997, Trump tha se do kishte shkuar me të në shtrat pa u menduar dy herë.

-Advertisement-

Pas ndarjes nga princi Charles, Trump sipas ‘Huffington Post’, u përpoq në të gjitha mënyrat që ta bënte për vete Lady D dhe për shumë kohë dërgonte në apartamentin e saj trëndafila de orkide, aq sa princesha nisi të mendoj për të si një përndjekës.

Trump dhe Lady Diana u takuan disa herë gjatë kohës që ajo ishte gjallë shkruan noa.al.

“Ishte një grua me një bukuri të jashtëzakonshme, si top modele. Ishte e gjatë, kishte lëkurë të bukur… gjithçka. Ishte edhe e çmendur, por këto janë gjëra që kanë shumë pak rëndësi”, tha asokohe Trump për HowardStern.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera