Sport

20 klubet që shpenzuan më së shumti gjatë afatit kalimtar të verës (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 02 September 2017

Një verë me të vërtetë e “çmendur” sa i përket shpenzimeve duke thyer rekorde të transferimeve të lojtarëve.

Kompania “Deloitte” ka konfirmuar se klubet e Ligës Premier kanë harxhuar mbi 1 miliard euro për blerjen e futbollistëve, ku kryeson Manchester City, i cili pasohet prej Chelseat dhe Manchester Unitedit.

Në anën tjetër, PSG siguroi Neymarin për një rekord të ri prej 222 milionë eurove dhe gjithashtu Kylian Mbappe nga Monaco – fillimisht sipas marrëveshjes do të huazohet dhe më pas do të detyrohet që ta blejë për rreth 180 milionë euro.

-Advertisement-

Barcelona shpenzoi 170 milionë euro për ta zëvendësuar Neymarin, duke sjell Ousmane Dembelen nga Borussia Dortmund dhe Paulinho nga Guangzhou Evergrande, Gerard Delofeun e Evertonit.

City kryeson tabelën e shpenzimeve përkundër nënshkrimit të PSG-së nga Neymar, duke blerë Benjamin Mendy, Kyle Walker, Danilo, Ederson, Bernardo Silva dhe Douglas Luiz, megjithëse nuk ishin në gjendje të siguronin nënshkrimin e Alexis Sanchez nga Arsenalit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera