Sport

Kualifikimet për “Botërorin 2018”, këto janë ndeshjet kryesore që ju presin sonte!

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 01 September 2017
Në Grupin F Anglia e vendin të parë me 14 pikë do të luajë në transfertë ndaj Maltës.
Mbrëmja e sotme do të vijojë të përcjellë nëpërmjet ekranit të Supersport emocionet e ndeshjeve të raundit të shtatë në grupet eliminatore Rusi 2018. Një nga sfidat më të rëndësishme është ajo e orës 20:45, mes Republikës Ceke dhe Gjermanisë.

Skuadra e Joakim Low e cila ka marre 6 fitore radhazi në Grupin C, kërkon ta sigurojë sa më parë matematikisht vendin e parë, ndërsa cekët, me katër pikë më pak se Irlanda e Veriut ndoshta luajnë shanset e fundit për vendin e dytë.

Irlandezo-veriorët kanë tri pikë të sigurta në transfertën me San Marinon, ndërsa Norvvegjia, që po zhvillon një fushatë shumë të dobët eliminatoresh do të presë Azerbajxhanin, sfidë që uvlen më shumë nordikëve për të përmirësuar imazhin, shkruan “SuperSport.al”.

Në Grupin F Anglia e vendin të parë me 14 pikë do të luajë në transfertë ndaj Maltës, për të thelluar diferencën me ndjekësit më të afërt Sllovakinë dhe Slloveninë, që përplasen mes tyre në stadiumin e Tërnavës. Pikërisht rezultati i kësaj përballjeje mund të përcaktojë fatin e vendin të dytë në këtë Grup me Anglinë që presupozohet se do ta ruajë vendin e parë në ndeshjet e mbetura. Po në këtë grup Lituania pret Skocinë, që nëse fiton në këtë transfertë mund të futet në lojë për vendin e dytë.

-Advertisement-

Në Grupin E Polonia që mban vendin e parë me 6 pikë më shumë se Mali i Zi dhe Danimarka do të vizitojë pikërisht përfaqësuesen nordike, në një sfidë ku edhe një barazim do të ishte rezultat shumë i mirë për polakët. Mali i Zi ndërkohë do të synojë maksimumim e pikëve në Kazakistan për të ruajtur vendin e dytë, ndërsa Rumania, që ka zhgënjyer në 6 ndeshjet e para ku ka grumbulluar vetëm 6 pikë, do të presë Armeninë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera