Qeveria ‘vesh’ Doganat, RENEA-n dhe Gardën
Autori: Gazeta inFokus 08:49 | 01 September 2017
Ministria e Brendshme ka hapur tre procedura që lidhen me blerjen e uniformave për tre institucione të ndryshme, duke nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tek Garda e Republikës dhe RENEA.
Për Doganat, fondi limit i vënë në dispozicion është 32.3 milionë lekë dhe synon që të pajisë inspektorët e doganave me uniforma, veshmbathje dhe element përbërës të tyre.
Janë të paktën 805 veshje ku pjesën më të madhe e zënë veshjet operacionale dhe më pak ato të ceremonialit që konkretisht janë vetëm 2.
Për rastin e uniformave të Gardës së Republikës fondi limit i vënë në dispozicion është 10.1 milionë lekë. Në objekt të tenderit është sigurimi i kostumit të punës për oficer e nënoficer, (2 kapele, 1 xhaketë, 2 palë pantallona për efektivin oficer e nënoficer, 1 pale pantallona dhe 1 fund për efektiv oficere e nënoficerë).
Në total, sasia për gjithë elementët e veshjes arrin në 5555 duke llogaritur në një të vetme edhe emblemat apo shenjat e emrit.
Për repartin e RENEA-s, synohet të blihen uniforma sportive me një fond që nuk duhet të kalojë 1 milion lekë. Në total janë parashikuar 240 kostume sportive të ndarë për dimër dhe verë si dhe blerje peshqirësh.
Shuma totale për të tre lotet e procedurës së fundit të ministrisë është 44.4 milionë lekë.
Operatorët e interesuar duhet që të paraqesin ofertat e tyre deri më datë 25 gusht.
Ky nuk është tenderi i parë që zhvillohet për uniformat e institucioneve. Në shkurt të këtij viti, Ministria e Brendshme hapi një tjetër tender me fond 9.5 milionë euro për blerjen e uniformave të Policisë së Shtetit. /monitor
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...