Sport

Barcelona ka gënjyer tifozët, ja çfarë kishte bërë Neymar (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 31 August 2017
Jose Maria Minguella ka zbuluar të vërtetën e largimit të Neymarit nga Barcelona.
Jose Maria Minguella, menaxher i futbollistëve të ndryshëm ka bërë të ditur se Neymar e kishte njoftuar Barcelonën se dëshiron të largohet nga klubi disa muaj para shitjes së tij në Paris Saint-Germain.

Por, drejtuesit e klubit nuk e morën shumë seriozisht kërkesën e tij.

“Barcelona e dinte nga 10 maji se Neymar do të largohej”, deklaroi Minguella për “Marca”, përcjell “lajmi.net”.

“Ai ia kishte zbuluar vendimin presidentit Bartomeu dhe drejtorit sportiv”, theksoi ai.

-Advertisement-

Kurse, Barcelona duket se ka gënjyer tifozët duke akuzuar Neymarin se i zuri në befasi me kërkesën e tij për transferim në Paris Saint-Germain. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera