Deklarohet sërish Mustafa, këtë herë merret me ata që rrëzuan qeverinë
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 31 August 2017
Kryeministri në largim, Isa Mustafa pas akuzave të djeshme që bëri në drejtim të shumë akterëve politik, sot ka shkruar përsëri në profilin e tij në Facebook.
Mustafa ka theksuar se e vërteta dhemb dhe se do të kishte dashur që dje të shkruante si , PDK, VV,Lista Serbe, AAK, Nisma e përfaqësuesit e komuniteteve, e që sipas tij qytetarët vlerësuan një punë me përkushtim të rritjes ekonomike prej 4 përqind.
Mustafa ka shtuar se do të shkruante me mirësjellje në rast se gjërat do të ishin ndryshe. Sipas tij ata që e rrëzuan qeverinë i dhanë të drejtë dhunës.
Sipas tij ata legalizuan gurët dhe flakën e hedhur mbi policinë, promovuan akterët e flakës së vënë në ndërtesën e Qeverisë dhe Kuvendit, të sulmeve me mollotov e të predhave të drejtuara në Kuvendin e Kosovës.
Mustafa gjithashtu duke ngritur lartë figurën e tij, ka theksuar se ballafaqimi me të vërtetën pasqyron vlerat e një shoqërie dhe se e vërteta nuk bën të harrohet.
Ky është postimi i plotë:
E vërteta dhemb. Me dhemb edhe mua!
Do të kisha dëshiruar që dje të shkruaj se si , PDK, VV, Lista Serbe, AAK, Nisma, përfaqësuesit e turqve, boshnjakëve, romëve, ashkalinjve, egjiptasëve në Kuvend dhe qytetarët vlerësuan një punë me përkushtim në rritjen ekonomike stabile prej 4%, për dy vitet e fundit ( më të lartën në regjion) dhe punësimit të mbi 40 mijë njerëzve, se iu gëzuan rritjes së buxhetit të Kosovës, për herë të parë në mbi 2 miliard euro, stabilitetit buxhetor dhe financiar, rritjes së pensioneve; pensioneve të veteranëve të UÇK-së, Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, Kodit shtetëror telefonik të Kosovës, integrimit të komunave të veriut dhe zhbërjes së Mbrojtjes Civile në Veri, përmbushjes së 93 nga 94 kriteret për liberalizimin e vizave; vlerësuan se nuk e dëmtuam paranë publike gjatë kësaj periudhe dhe ndërtuam standard të reja qeverisëse.
Me mirësjellje dhe mirëkuptim do të shkruaja se na kritikuan dhe bënë vërejtje me vend për proceset, të cilat duhet ti qojmë më shpejtë, për punësim më të madh të të rinjve dhe grave, për tërheqje më të madhe të investimeve nga jashtë, për shëndetësi më të organizuar, për arsim më të mirë, për jetë më të begatshme kulturore,… për procese më demokratike ….
Kjo nuk ndodhi, sepse ata që e rrëzuan qeverinë i dhanë të drejtë dhunës. Legalizuan gurët dhe flakën e hedhur mbi policët tanë (djem dhe vajza të këtij vendi që shërbejnë për një pagë për të mbajtur familjet e tyre dhe për të mbrojtur shtetin e tyre). Promovuan akterët e flakës së vënë ndërtesës së Qeverisë dhe të Kuvendit, të sulmeve me mollotov dhe bomba në shtëpi private, të kanonadave të gazit lotësjellës dhe dhunës në Sallën ku aprovohet Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës. Të predhave të drejtuara në Kuvendin e Kosovës.
U hapën rrugë atyre që sot tentojnë ta formojnë qeverinë me pazare të llojeve të ndryshme. Me sekserë. Sepse ndryshe e kanë vështirë ta formojnë, pasi krye-ideatori i rrëzimit të qeverisë tregoi se nuk di të mendoj politikisht. Dhe nga një rrugë normale, me mendësinë e konspiracionit, e solli vendin në këtë derexhe.
E vërteta është e dhimbshme. E dhimbshme është që unë si Kryeministër, si Kryetar i LDK-së, anëtar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesor i dhjetëra mijërave studentëve të Universitetit të Prishtinës, prind dhe gjysh, t’u rrëfehem qytetarëve të mi për gënjeshtrat, dhunën dhe maltretimet politike. Por, ballafaqimi me të vërtetën pasqyron vlerat e një shoqërie. E vërteta nuk bën të harrohet. Sepse vetëm e vërteta bëhet faktor korrigjues i sjelljeve. Djallit engjëll nuk mund ti themi. Edhe Bibla edhe Kurani e pranojnë se kemi djaj dhe engjëj, por ata i ndan. Ndërkaq, njerëzit i edukojnë të bëjnë vepra të mira. IM
Të tjera
-
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dështimit kolektiv”
Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi ...
-
“Retorika serbe” – Daut Haradinaj thotë se Kosova bashkë me aleatët është më e përgatitur se në 98-99
Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se retorika luftënxitë...
-
Vladimir Putin ka një paralajmërim për Ukrainën: Do t’i përdorim raketat eksperimentale
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është zotuar se do të nisë më shumë sulm...
-
Halil Matoshi: Presidentja e pranoi se Kurti na ka prishë me SHBA-n, do të thotë opinionistat nuk gënjyen
Analisti politik dhe publicisti, Halil Matoshi, ka komentuar fjalimin e presi...
-
Fotografia e Xhemail Mustafës pranë asaj të Enver Malokut, ish-deputetja: U bashkuan sërish!
Ish-deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku, ka njoftuar për mbledhjen e sotme n...
-
Haki Abazi: Zhgënjimi i njerëzve është shumë i madh, edhe vet besova tek 51%
Haki Abazi: Besova tek 51 %, por këto 4 vite kemi shënuar regres, zhgënjimi i...
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...