AKR-ja, pro Qeverisë teknike me mandat dyvjeçar
Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 30 August 2017
Nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, mohon deklaratat e zyrtarëve të koalicionit PAN se do t’i votojnë kandidatët e tyre për kryeparlamentar dhe për kryeministër. Ai thotë se kanë propozuar Qeveri teknike me mandat dyvjeçar dhe më pas të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, shkruan sot, gazeta Zeri.
Aleanca Kosova e Re (AKR) nuk ka arritur kurrfarë marrëveshje me drejtues të koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) për t’i votuar kandidatët e këtyre të fundit për kryetar të Kuvendit dhe për shef të ri të Qeverisë. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” nënkryetari i AKR-së, Agim Bahtiri, duke shtuar se subjekti i tij ka propozuar formimin e një Qeverie teknike me mandat dyvjeçar dhe më pas vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Numri dy i AKR-së madje u ka bërë thirrje drejtuesve të partive politike parlamentare që të ulen e të bisedojnë në këtë drejtim, në mënyrë që të arrihet marrëveshja dhe më pas të ftohet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.
Se nuk ka marrëveshje politike me AKR-në e ka konfirmuar edhe kandidati i PAN-it për kryeministër, Ramush Haradinaj, ndonëse ka paralajmëruar se seanca e re do të mbahet në pjesën e parë të muajit të ardhshëm.
“Nuk jemi larg mbajtjes së seancës. Besoj që javën tjetër do të fillojë me punë. Do t’i japin epilog kësaj çështjeje. Ka ardhur koha t’i japim drejtim temave. Duhet të lëvizim përpara. Është i pakuptimtë kundërshtimi i konstituimit të Kuvendit. Kjo javë na iku, javën tjetër mendoj se do të fillojmë me punë”, tha Haradinaj.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...