Lajme

Liljana Spasovska zgjidhet prokurore publike e Republikës së Maqedonisë

Autori: Gazeta inFokus 13:57 | 29 August 2017

Prokurorja Liljana Spasevska është emëruar ushtruese e detyrës prokurore publike e Republikës së Maqedonisë në vendin e Marko Zvërlevskit, kur Kuvendi më 17 të këtij muaji e shkarkoi nga funksioni.

Vendimi është marrë në seancën e sotme të Këshillit të prokurorëve publikë.

Spasevska do ta kryejë funksionin deri në zgjedhjen e prokurorit të ri publik të RM-së.

-Advertisement-

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 22 gusht i ka propozuar Kuvendit që ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror publik.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati për prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera