Sport

Roma mundet të mbetet pa super-lojtarin, Juventusi po ia “rrëmben” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 29 August 2017

Juventusi thuhet se nuk po heq dorë nga futbollisti, Kevin Strootman, duke i ofruar Romës një total prej 45 milion eurosh.

Bardhezinjtë janë lidhur vazhdimisht me mesfushorin holandez këtë sezon, por kuptohet që romakët nuk duan të shesin, përcjell ORAinfo.

Përkundër kësaj, calciomercato.com raporton se Zonja e Vjetër do të shtyjë ta nënshkruajë atë deri në minutën e fundit të afatit së transferimit dhe ata janë të përgatitur për të rritur ofertën e tyre.

-Advertisement-

Faqja e internetit beson se oferta e fundit ishte rreth 40 milion euro pasi shpërblimet janë përfshirë dhe tani Juventusi është i gatshëm të ofrojë 45 milion euro, me të paktën 35 milionë euro para të gatshme.

Strootman ka një klauzolë lirimi prej 45 milion eurosh e cila nuk është e vlefshme deri në verën e ardhshme, por kampionët e shohin atë si çmimin e kërkuar për Strootman.

Nëse Roma refuzon ofertën atëherë Juventusi mund të rrisë shpërblimet e përfshira, megjithëse mendohet se negociatat do të jenë të vështira./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera