Lajme

Deputetët minoritarë mund ta ndryshojnë votën

Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 29 August 2017

Deputetët minoritarë në Kuvendin e Kosovës thonë se nëse koalicioni PAN nuk do të arrijë ta formojë Qeverinë, atëherë votën e tyre mund t’ia garantojnë një koalicioni të mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Veton Berisha, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Liberale Egjiptiane, thotë se mund ta përkrahë koalicionin e mundshëm mes “Vetëvendosjes” dhe LAA-së, por me kushte të njëjta si për koalicionin PAN.

Koalicioni PAN për disa herë me radhë ka dështuar ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit në mungesë të votave të nevojshme të deputetëve.

-Advertisement-

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i cili njëherësh është edhe kandidat i PAN-it për kryeparlamentar, ka deklaruar në seancën e javës së kaluar të Kuvendit se nëse Albin Kurti arrin t’i sigurojë 61 vota të deputetëve, ai e ka përkrahjen e plotë që t’i formojë institucionet, shkruan tutuje “Zëri”.

Përfaqësuesit e komunitetit egjiptian i kanë kërkuar më herët koalicionit PAN që t’ia japë drejtimin e një ministrie të Qeverisë së re për t’ia garantuar votën e tyre në Kuvend.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera