Lajme

Brnabić: Pres të mbahen fjalët e dhëna nga partneri jonë rajonal

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 27 August 2017

Maqedonia do të jetë e përmbajtur në çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, tha kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, një ditë pas takimit me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev në Samitin joformal në Durrës.

Ajo në një intervistë me mediat serbe tha se për Serbinë ka qenë shumë e rëndësishme t’i përcjellë Zaevit se vota eventuale ‘për’ e Republikës së Maqedonisë në dobi të Kosovës, do të ishte në kundërshtim me interesat kombëtare serbe dhe se një gjë e tillë do të shkonte në dëm të bashkëpunimit të mëtutjeshëm ndërmjet dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni, dhe tha se e ka dëgjuar deklaratën diplomatike të kryeministrit Zaev pas mbajtjes së Samitit në lidhje me qëndrimin zyrtar të Republikës së Maqedonisë në lidhje me Kosovën.

Kjo intervistë e Brnabić vjen pas deklaratës së kryeministrit Zaev se nuk ka aplikim të Kosovës për UNESCO, edhe këtë vit kjo çështje nuk do të diskutohet./Telegrafi/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera