Lajme

Begzad Sinani: Kam pritur të jem kandidat për Kryetar, s’di çka ka vendosur PDK

Autori: Gazeta inFokus 17:47 | 27 August 2017

Begzad Sinani e Emin Krasniqin kishin synuar të jenë kandidat për Kryetar të Kamenicës. Por, partia e tyre, PDK, e ka nominuar një zyrtar tjetër për Shef të Komunës. Në këtë mënyrë, Sinani ka thënë se nuk është as i njoftuar për këtë veprim të PDK’së. Ndërsa, Emin Krasniqi ka thënë se do të flasë më vonë për këtë zhvillim në komunën e tij.

Emin Krasniqi e Begzad Sinani kanë mbetur vetëm kandidat në tentativë për kryetar të Komunës së Kamenicës.

Kjo për shkak se PDK e ka përzgjedhur kandidatin e tretë për të garuar në zgjedhjet lokale për Shef të Kamenicës.

-Advertisement-

Kujtim Gashi është zyrtarizuar për të garuar në qytetin në të cilin prej pasluftës herë e ka udhëhequr LDK e herë PDK.

Në mandatin e fundit e ka udhëhequr Begzad Sinani, i cili as që është njoftuar për kandidatin e PDK’së për Kryetar të Komunës.

“Nuk kam këso informacioni që është kandiduar Gashi. Por unë e di se çdo anëtar i PDK’së, dega në Kamenicë, ka përgatitje për ta udhëhequr komunën. Këso informacioni nuk kam. Nuk e di se çfarë ka bërë qendra, unë kam pritë që do të jem sërish kandidat”, ka thënë Sinani, për Express, të dielën.

Tutje kreu i tanishëm i Kamenicës, thotë se sot në orët e mbrëmjes do të ketë një takim me strukturat e PDK’së në Kamenicë, për të marrë më shumë detaje rreth kandidimit të Gashit.

“..Në ora 19:00 sot e kemi një takim të kryesisë së degës dhe aty do sqarohemi se çfarë më tutje”.

Ndërkohë Begzad Sinani, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës kishte fituar dy mandate për të qenë kryetar i komunës së Kamenicës.

Ndërkaq, Emin Krasniqi, për të cilin është përfol se do jetë kandidat për garën e të parit për Kamenicë, ka thënë se më vonë do të deklarohet rreth zhvillimeve të fundit në komunën  e tij.

Në garën për Kryetar të Kamenicës nga LDK kandidon Shaip Surdulli, i cili, po ashtu, ka qenë Kryetar i kësaj komune, para Begzad Sinanit. Ardian Selishta, ndërkaq, është kandidat i Vetëvendosjes për Kamenicë./GazetaExpress/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera