QKUK-ja ka nevojë urgjente për së paku 100 infermierë
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 27 August 2017
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ka nevojë urgjente për së paku 100 infermierë.
Në takimin e drejtorit të SHSKUK-së, Curr Gjocaj me drejtorët e klinikave dhe instituteve, është paraqitur kërkesa për nevojën e një numri të infermierëve.
“Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, sot ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. Ai ka njoftuar drejtorët në lidhje me konkursin e realizuar së fundmi për pranimin e specialistëve të papunë, duke kërkuar nga drejtorët e klinikave që të bëjnë sistemimin e tyre sipas nevojës që kanë repartet e ndryshme në QKUK”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Duke u përgjigjur në shqetësimet e klinikave në lidhje me mungesën e infermierëve Gjocaj, shpjegoi se nevojat urgjente janë për 100 infermierë/e, nevojat sipas kërkesave 200, 300 sipas standardeve të kërkuara, në total 600 infermierë/e, por kjo sipas tij nuk po mund të ndodhë për shkak të kufizimeve buxhetore, edhe pse SHSKUK, ka përcjellë kërkesat tek gjitha ministritë kompetente dhe instancat tjera vendimmarrëse.
“Lidhur me aparaturat mjekësore, drejtori i përgjithshëm njoftoi se janë në pritje të realizimit të kërkesave mbi 50 milionë euro vetëm për QKUK, 65 milionë për tërë SHSKUK, përfshirë edhe Spitalet e Përgjithshme.
Ai njoftoi se muajin tjetër do vijë një ekip- mision ndërkombëtar për të bërë fizibilitetin e nevojave dhe për të parë nga afër gjendjen e pajisjeve.
Ndërkohë, përmes donatorëve të ndryshëm apo kredive që pritet t’i gjej MSH dhe Qeveria pritet që ato të sigurohen viteve të ardhshme”, thuhet tutje.
Në takim, u kërkua nga klinikat që të jenë shumë efikase në konsultime specialistike dhe punë të tjera profesionale që janë obligim nga institucionet shëndetësore.
U rikërkua që të respektohen të gjitha urdhëresat e punës dhe rregulloret e brendshme, të rritet disiplina dhe efikasiteti në punë.
Drejtori Gjocaj, njoftoi se së shpejti pritet të bëhet digjitalizimi i hyrje-daljeve në klinika, po ashtu rampave hyrëse, ku kjo do të ndihmoj edhe monitorimin orarit të punës.
Drejtori i klinikës së Onkologjisë, kërkoi që të shihet mundësia e funksionalizimit 24-orë në Institutin e Onkologjisë.
Në përgjigje të kërkesës së tij, drejtori Gjocaj, shpjegoi se është pro kësaj kërkese, mirëpo në mungesë të stafit të mesëm për momentin nuk mund të ndodhë kjo, edhe pse staf të mjekëve specialistë ka në disponim kjo klinikë.
Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Klinikës Infektive, shprehen shqetësimin se shumë raste pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sillen nga klinikat private në QKUK, pa u kompensuar fare klinikat edhe pse puna kryhet në mënyrë profesionale.
Drejtori i Klinikës Emergjente, kërkoi të formohen grupe punues dhe të planifikohet stafi dhe pajisjet e nevojshme diagnostiko për objektin e ri të emergjencës i cili është në ndërtim e sipër.
Në takim u diskutua edhe për projektet e reja që janë në proces të realizimit, si objekti i ri Ortopedisë dhe vendimi i Gjykatës në lidhje me barasvlerësimin e specializimeve, për të cilin drejtori Gjocaj tha se i ka shkruar Ministrisë së Shëndetësisë.
Në takim u diskutuan edhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me punën profesionale dhe menaxheriale të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së./21media
Të tjera
-
Haradinaj prezanton kandidatët për deputetë nga Ferizaj
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Buxheti për arsim i vitit 2025, 101 milionë euro më i lartë se katër vjet më parë
Buxheti për arsim për vitin 2025, sipas ministres Arbërie Nagavci do të jetë ...
-
Masat ndaj Kosovës, ambasadori francez: S’dihet nëse hiqen deri në fundvit
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur në lidhje me mas...
-
Peci ia pezullon dajës së Fitore Pacollit grantin 60 mijë euro për lajthia dhe arra
Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 60 mij...
-
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe do të jetë kush edhe pë...
-
Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kan...
-
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi, s’meritojnë vëmendjen tonë
Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se kërcënimet dhe deklaratat ...
-
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshuar Gjermaninë
Mijëra persona, përfshirë ata që u është refuzuar kërkesa për azil, apo ata q...
-
Fahrije Hoti “përgënjeshtron” Faton Pecin, ky është reagimi i saj
Kooperativa Bujqësore “Krusha” që drejtohet nga Fahrije Hoti ka bërë një reag...
-
Kryetari i Listës Serbe ka një paralajmërim për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kreu i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se partia që drejton do të marrë p...
-
Gjendet pa shenja jete një 61 vjeçar në Shtërpcë
Një burrë i moshës 61 vjeçare është gjetur i vdekur sot në mëngjes në fshatin...