Nëse i keni dërguar dikujt foto intime, ja si mund të mbroheni që asnjë prej tyre mos të bëhet publike
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 25 August 2017
Si formë e ngacmimit në internet, hakmarrja pornografike – shpërndarja e fotove apo video lakuriqe pa lejen e personit – ka aftësinë ta dëmtojë karrierën, reputacionin, jetën familjare dhe vetëbesimin e një personi.
Pavarësisht kësaj, vetëm në vitin 2015 në disa shtete ka filluar të krijohen ligje të veçanta për të ndihmuar në luftimin e këtij fenomeni.
Megjithatë, statistikat rreth hakmarrjes pornografike vazhdojnë të rriten, ku një studim nga McAfee ka zbuluar se 10 për qind e ish- partnerëve kanë kërcënuar t’i ekspozojnë fotot e ish të dashurave në internet, 60 për qind prej të cilëve kanë vazhduar me kërcënime.
Por, çfarë mund të bëni për të shmangur të bëheni viktimë e hakmarrjes pornografike?
Nëse dërgoni foto, sigurohuni se fytyra juaj nuk është në ato foto!
Nëse vendosni t’ia dërgoni partnerit një foto tuajën lakuriq, përqendrojeni kamerën vetëm në trupin tuaj dhe mos e përfshini fytyrën me qëllim që ta ruani anonimitetin.
Gjithashtu ruajuni edhe nga detajet të cilat mund t’ju identifikojnë si person, siç janë tatuazhet apo vathët.
A i besoni plotësisht atij?
Ndoshta është arsyeja më e qartë që mund të ekzistojë, por prapëseprapë mbetet këshillë e rëndësishme: nëse nuk i besoni atij, mos e shtypni butonin ‘Send’, transmeton telegrafi. Konsideroni mirë nëse personi është i besueshëm dhe nëse e ka potencialin që ato fotografi t’i shfrytëzojë për t’ju kërcënuar.
Përdorni aplikacione më të sigurta
Gjëja e mrekullueshme rreth ‘Snapchat’ dhe ‘Instagram’ është se automatikisht i fshijnë mesazhet dhe ju paralajmërojnë nëse dikush i ka fotografuar mesazhet/fotot tuaja. Prandaj, mundohuni të përdorni aplikacione sa më të sigurta nëse dërgoni foto të tilla.
Ruani mirë fotot!
Nëse dëshironi t’i ruani fotot tuaja të rrezikshme, atëherë sigurohuni t’i ruani me fjalëkalim dhe t’i fshihni diku mirë.
VËREJTJE: Nëse jeni viktimë e hakmarrjes pornografike – pra kur dikush ju kërcënon se do t’jua publikojë fotot lakuriqe në internet – mos hezitoni ta telefononi policinë!
Të tjera
-
Gjykata Penale e Shkupit merr një vendim për ankesën e Artan Grubit
Gjykata Themelore në Shkup vendosi të martën që paraburgimi prej 30 ditësh pë...
-
Peci e qon në qiell Guxo-n, thotë se i ka 5-6%
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tha se partia GUXO e ka menduar si opsion m...
-
Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Prishtinë, ka të lënduar
Një shpërthim që dyshohet se ka ardhur nga një bombolë gazi në një lokal në r...
-
Të dhënat e fundit, kjo është situata nëpër pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket pr...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...