Lajme

Zbulohet shkaku: Përse dy vëllezërit donin të vrisnin Dash Gjokën në Shijak

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 25 August 2017

Vëllezërit Kërtalla nga Shijaku janë vënë nën hetim nga policia dhe prokuroria e Durrësit, si të dyshuarit kryesorë për tentativën e vrasjes së Dashamir Gjoka në Xhafzotaj.
Policia ka dyshime se dy vëllezërit E.Kërtalla 32 vjeç dhe M.Kërtalla 36 vjeç qëlluan ndaj Dashamir Gjokës 25 herë, ku vetëm 15 plumba kapën makinën.

Në momentin e goditjes Gjoka ka qënë në prezencë të tre vajzave të tij, por fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk ka depërtuar brenda në makinë, për shkak se automjeti që përdorej atë ditë nga Gjoka ka qënë i blinduar. Sipas një burimi pranë prokurorisë së Durrësit, automjeti që u sulmua me armë, nuk ka qënë i rregjistruar në pronësi të Gjokës.

Njëherësh dhe policia lokale e Shijakut nuk ka pasur asnjë të dhënë operative për prezencën dhe lëvizjen e Dashamir Gjokës, me një automjet të blinduar. Vetë policia lokale e Shijakut për këtë ngjarje kriminale të ndodhur në mes të ditës është vënë në dijeni nga Gjoka, i cili është paraqitur së bashku me tre vajzat dhe makinën e blindur në policinë e Shijakut.

-Advertisement-

Gjoka nuk ka qënë në gjëndje të identifikonte autorët, por u ka thënë hetuesve se ishte duke shkuar drejt Shijakut, dhe se një makinë i është afruar paralelisht dhe e ka qëlluar me breshëri në mënyrë të rufeshme. “Unë dhe vajzat u tmerruam kur dëgjuam të shtënat. I dhashë gaz makinës për të mos më kapur më plumbat dhe jam drejtuar direkt për në komisariat. Nuk e di kush më ka bërë atentat. Fati i madh që shpëtuam, pasi makina ishte e blinduar” mosohet të jetë shprehur Dashamir Gjoka në dëshminë që ka dhënë përpara grupit të hetimit.

Një burim pranë prokurorisë së Durrësit i tha gazetës “Shqiptarja.com” se policia ka referuar informacion për dy vëllezërit Kërtalla, pasi daja i tyre ka pasur një konflikt gjatë vitit 1997 me Dashamir Gjokën. Shkak i këtij konflikte të hershëm, kanë qënë fajdet financiare mes palëve dhe sipas informacioneve operative, dy vëllezërit kanë dashur të hakmerren. Prej 24 orësh dy vëllezërit nuk janë gjetur nga policia e Durrësit dhe e Shijakut, madje dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, ata nuk janë gjendur.

Tashmë polici-prokurori janë duke punuar për lokalizimin dhe arrestimin e dy vëllezërve Kërtalla, me qëllim sqarimin e plotë të pozicionit të tyre në këtë ngjarje.

Ndërkohë momentalisht çështja kundër tyre është rregjistruar për veprën penale të “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentative dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera