Gjermania “shuplakë” Vuçiçit për trazirat në Maqedoni
Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 25 August 2017
Publiku në Serbi në një farë mënyre është mësuar me hapat dramatike dhe spektakolare të pushtetit serb. Në intervalet e rregullta kohore publiku në Serbi ngrihet në këmbë për shkak të “komploteve të ndryshme kundër pushtetit dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vucic, në të cilët gjoja se përveç shteteve fqinje merr pjesë edhe faktori i jashtëm”.
Andaj, edhe situata me Maqedoninë mund të merret si edhe një shfaqje tashmë e parë, shkruan kjo gazetë.Pasi, si edhe më herët në situata të tilla, pasuan kumtesa të paqarta, mbeti vetëm të qëllohet për arsyet e krizës së tanishme të marrëdhënieve maqedono-serbe. Hulumtuesi i Qendrës beogradase për siguri dhe politikë, Bojan Elek, në çdo aspekt këtë lëvizje e sheh si një lëvizje të të pashpresit.“Kjo është gjithqysh masë e tepruar”, vlerëson Elek, dhe shton së ky është për të, vetëm krijimi i atmosferës së frikës dhe panikut. E më pas, Serbia “si faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon”, “i zgjidh” krizat të cilat vet i ka prodhuar.Tërheqja e diplomatëve serb nga Maqedonia fqinje në publikun serb po interpretohet si përgjigje në dy veprime të qeverisë maqedonase, përgjimi dhe përcjellja e diplomatëve serb dhe përkrahja e Maqedonisë për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Për të krijuar një “mister spiunazhi”, u angazhua ministri i jashtëm serb Ivica Dacic, i cili i ka paralajmëruar zyrtarët maqedonas se “ata dinë gjithçka, çfarë kanë vendosur, çfarë bëjnë, dhe çfarë do të bëjnë”.Konfuzionin për këtë e rritë edhe kryetari i Serbisë Vucic kur në TV shtetërore, gjithashtu e përsëriti se: “Serbia e dinë gjithë çfarë ka bërë Maqedonia”.Nëse është fjala për përgjim, Bojan Elek thotë për DW se kjo nuk është e papritur, duke marrë parasysh se një agjent i BIA’s u gjend në Sobranja (Kuvend të Maqedonisë) gjatë sulmit i cili ndodhi kundër deputetëve pas zgjedhjeve të atjeshme, trasnmeton gazetametro.net“Kur është fjala për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, ky qëndrim rrjedh prej njohjes së Kosovës, të cilën e ka bërë qeveria e mëparshme VMRO, me të cilën Partia përparimtare serbe e Vucic’it ka lidhje të ngushta. Kosovën kanë pranuar gjithashtu një numër i madh i vendeve, por për votimin e tyre për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, nuk janë marr masa të tilla, thotë Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajon.Në të vërtetë deri te ashpërsimi i marrëdhënieve në mes ty dy fqinjëve ka ardhur kur u ndërrua qeveria në Maqedoni, sepse është e qartë se nuk i shkon për shtati Beogradit zyrtar”, thekson Popov. /DW/
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...