Sport

Hoeness: Costa është mercenar

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 24 August 2017

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, ka thënë se Douglas Costa është mercenar. 

Braziliani u bashkua me Bianconerët për 6 milionë euro si huazim me mundësi blerje për sezonin e ardhshëm.

Nëse Juve vendos të mos e blejë ai nuk do të kthehet më në Bavari.

-Advertisement-

“Zëvendësues te Franck Ribery dhe Arjen Robben? Do të mundohemi ta gjejmë formulën e duhur. Me Costan nuk bëri punë, pasi është paksa mercenar, një karakter që nuk na pëlqen”.

“[Kingsley] Coman është i ri me një talent të madh, dhe i duhet punë.

“Nëse as ky nuk bën punë, do të duhet ta kërkojmë një zëvendësues për të’, ka thënë Hoeness.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera