Sport

Osmani kërcënon Milanin

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 24 August 2017

Qatip Osmani shpreson që Shkëndija të nxjerr një rezultat pozitiv ndaj Milanit.

Trajneri i Shkëndijës nga Tetova, Qatip Osmani thotë se Kuqezinjtë do t’i hyjnë ndeshjes me Milanin të vendosur për të nxjerrë rezultat pozitiv

“E kemi analizuar lojën e parë dhe pres një paraqitje ndryshe, sigurisht më të mirë. Ne jemi të orientuar të bëjmë lojë të bukur, të bëjmë lojë të mirë dhe të tregojmë çka dimë për futbollin”, ka deklaruara ai

“Do të mundohemi ta fitojmë këtë ndeshje. E kemi një kundërshtar të vështirë si Milani, por ne nuk do të dorëzohemi”, ka thënë trajneri i Shkëndijës.

-Advertisement-

Ndeshje mes Shkëndijës dhe Milanit do të luhet sonte në Shkup nga ora 20:45. Ndeshje e parë e zhvilluar në ‘San Siro’ ka përfunduar me rezultat 6:0 për Rossonertë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera