Lajme

Me nderime të larta u varros luftari i lirisë, Halim Gashi (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 23 August 2017

I mbështjellur me flamurin kuq e zi dhe nën përcjelljen e Gardës Cerimoniale të FSK-së, iu dha lamtumira e fundit pishtarit të Lirisë Halim Gashi nga Balinca e Malishevës, shkruan Infokusi.com.

Ashtu siç edhe i takon një çlirimtari dhe luftari të paepur, Halim Gashi u përcoll për në banesën e fundit me nderime ushtarake dhe me pjesëmarrje të shumtë të familjarëve, bashkëluftarëe miqëve dhe qytetarëve të vëndlinjes së tij.
Familjarët e Halimit aq sa ndjenin dhembje po aq ndjenin edhe krenari për të, ngase ai vet e kishte trasuar rrugën e krenarisë për familjarët dhe bashkëluftarët e tij.

Ai me jehonën e pushkëe çlirimtare në Kosovë, la gjithçka që kishte në Kroaci dhe iu përgjigj vatanit duke ia ofruar atij më të shtrenjtën që kishte, jetën mundin dhe djersën.

-Advertisement-

Falë pushkës së Halimit dhe bashkëluftarëve të tij anë e kënd Kosovës martire, më në fund mbi Kosoë filloi të ngrohte dielli i Lirisë.

Edhe pse jetonte në Makarska të Krocisë iu përgjigj kushtimit të Mëmëdheut duke u bërë kështu pjesë e stërvitjeve ushtarake në Feken të Dajtit dhe kështu u bë pjesë e rëndësishme e Togut të Artilerisë së Batalionit Drejtimi taktik Nr.2 në Operacionin “Shigjeta” i cili në mënyrë triumfale i dha goditje vdekjeprurëse okupatorit serb.

Halimi ishte nga ata pishtarë që nuk i shuan furtuna dhe acari, por ai ndritë fort mbi vatanin duke i dhënë udhë lirisë e barot dhe plumba armikut.

Vetë jeta e Halimit ka dëshmuar se ky vend rritë shqipe që në mbrojtje të folesë së tyre nuk njohin frikën dhe nuk e kanë problem vdekjen, vetëm e vetëm që atdheu ynë të jetoi i lire, e i barabartë mes kombeve tjera./Infokusi.com/

U kujtoftë përjetë Halim Rifat Gashi! I qoftë e lehtë mbi varr lëndina!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera