Sport

Montella zhgënjen tifozët shqiptarë, nuk i fton disa yje për ndeshjen ndaj Shkëndijës

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 23 August 2017

Milan ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Shkëndijës, e cila do të zhvillohet në kuadër të fazës së play-offit të Europa Leagues.

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka ftuar 20 lojtarë për ndeshjen ndaj Shkëndijës së Tetovës, ku ka lënë jashtë disa yje të skuadrës.

Ndeshjen e parë Milani e kishte fituar 6:0 dhe Montella dëshiron që në këtë takim të aktivizojë disa lojtarë të rinj.

Jashtë kësaj liste kanë mbetur Gianluigi Donnaruma, Mateo Musacchio dhe Hakan Calhanoglu, ndërsa është ftuar për herë të parë këtë sezon Alessio Romagnoli.

-Advertisement-

Skuadra e MIlanit për ndeshjen ndaj Shkëndijës: A. Donnarumma, Guarnone, Storari, Abate, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gabbia, Gomez, Romagnoli, Zapata, Kessié, Locatelli, Mauri, Torrasi, Zanellato, Borini, Cutrone, André Silva, Suso.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera