Sport

Shaqiri: Futbolli na bashkoi – Në Zvicër jeta është e sigurt

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 23 August 2017

Federata e Futbollit të Zvicrës ka hapur një projekt të ri “Futbolli i bashkon të gjithë”, transmeton IndeksOnline.

Ky projekt vjen për refugjatët, të cilët kanë nevojë për ndihmë dhe rahati. E, futbolli është gjëja e duhur për bashkimin e refugjatëve me të gjithë njerëzit tjerë në Zvicër.

Një histori e tillë i ndodhi kosovarit Xherdan Shaqiri, i cili së bashku me familjen e tij në vitin 1992 e lanë Kosovën për Zvicër.

-Advertisement-

Futbollisti i Stoke Cityt menjëherë filloi të luante futboll, ku në moshë 8 vjeçare ishte pjesë e SV Augst. Ai rrëfen edhe ngjarjen se si okupatori serb ia dogji shtëpinë e mixhës.

“Isha i lirë për gjithçka, nuk u shqetësohesha asnjëherë. Kjo ishte një hap i mirë për mua. Futbolli është një sport që luhet kudo. Unë nuk do ta harroj vendin ku kam lindur, Kosovën – Një vend shumë i varfër. Një vend që ka pak punë. Shtëpinë e xhaxhait e dogjën, ndërsa tonën e lanë disi. Unë jam i lumtur këtu në Zvicër, në një vend të sigurt ku mund të jetojmë në paqe”, ka thënë Shaqiri për Blick.

Kosovari gjithashtu e përkrahë tej mase këtë projekt të Federatës së Futbollit të Zvicrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera