Lajme

Frankfurter Allgemeine Zeitung demaskon Serbinë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:35 | 23 August 2017

Gazetari dhe njohës i mirë i Ballkanit, Michal Martens ka shkruar sot një artikull lidhur me luftën diplomatike ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë.

Mediat në Beograd, të dirigjuara nga presidenti, Aleksander Vuçiq tash e disa ditë kanë propaganduar se konflikti më i ri ka të bëjë me Kosovë.

Gazeta shkruan se si Serbia ka tërheq gjithë personelin e Ambasadës së tyre në Maqedoni, një rast ky, i cili sipas gazetës tregon përmasat e keqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve të Ballkanit.

-Advertisement-

 

“Nëse i besohet gazetës qeveritare “Politika” dhe mediave bulegardeske të afërta me Vuçiqin (Që nuk preferohen të lexohen, meqë ajo që shkuan aty është gjithmonë e kundërta e së vërtetës) ky konflikt ka të bëjë me spiunimin e diplomatëve serb nga ana maqedonase dhe me Kosovën”, shkruan FAZ, transmeton “Zeri.info”.

Sipas gazetës, teoria e Serbisë së Maqedonia mund të mbështes anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke iu bashkuar kështu shumicën së shteteve të BE-së duket e pabesueshme.

“Ndërlidhja e kontraktuar në Beograd është e pabesueshme, për paktin se aplikimi për anëtarësim në UNESCO nuk është fare në programin e Kosovës”, shkuan FAZ.

Sipas gazetës gjermane, Kosova këtë vit në vend të aplikimit në UNESCO është duke u koncentruar për anëtarësimin e saj në Interpol, meqë Qeveria e Kosovës parasheh shanca më të mira të anëtarësimit.

“Jemi falënderues, që të gjithë fqinjët, përveç Serbisë kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, FIFA dhe Komitet Olimpik, por tensionet e fundit ndërmjet Shkupit dhe Beogradit nuk kanë të bëjnë asgjë me Kosovën”, ka thënë ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

Gazeta shkruan se nëse UNESCO qenka vetëm një harengë, atëherë mbeten akuzat e Beogradit se diplomatët serb janë spiunuar në mënyrë sistematike nga Maqedonia.

FAZ, kështu demaskon pretendimet e Serbisë dhe zyrtarëve të lart serb se përkeqësimi i marrëdhënieve ndërmjet Shkupit dhe Beogradit ndërlidhjen me interesimin e Kosovës në UNESCO. /ZËRI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera