Sport

Unitedit i kthehen tre lojtarë nga lëndimi

Autori: Gazeta inFokus 18:06 | 22 August 2017

Jose Mourinho ka marrë lajme shumë të mira para ndeshjes së ardhshme në Premierligë.

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho nga ndeshja e ardhshme mund të llogarit edhe në treshen Marcos Rojo, Luke Shaw dhe Ashley Young.

Të tre këta lojtarë kanë marrë pjesë në stërvitjen e sotme dhe pritet të jenë gati për ndeshjen e ardhshme.

-Advertisement-

Rojo kishte munguar që nga prilli, pas një lëndimi të gjurit që kishte pësuar në çerekfinale të Europa Leagues ndaj Anderlechtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera