Lajme

Sulm ndaj kryeministrit të vetëshpallur të Çamërisë, i hidhet shtëpia në erë

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 22 August 2017

Sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer një sulm ndaj kryetarit të shoqatës çame dhe i vetëshpalluri kryeministër në ekzil i Çamërisë, Festim Latos.

Sipas burimeve të gazetës Metro, shtëpia e tij është hedhur në erë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sulmi, sipas këtyre burimeve është kryer nga një ekstremist grek në Holandë. Nuk dihet nëse Lato ose persona të tjerë të familjes janë lënduar.

-Advertisement-

Ndryshe, Festim Lato është personi që ka shpallur pavarësinë e Çamërisë në konfederatë me Greqinë një vit më parë, si dhe veten kryeministër.

Gjithashtu, në vitin 2005 kishte shpallur edhe Ushtrinë Çlirimtare të Çamërisë, e cila në qytetin e Janinës, asokohe i kishte shpërndarë disa fletushka për çlirimin e Çamërisë nga Greqia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera