Sport

CNN: Kampionati i Xhudos afër, Majlinda Kelmendi femra më e fuqishme (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 22 August 2017

CNN ka folur për Kampionatin Botëror të Xhudos, i cili pritet të startoj më 28 gusht deri më 3 shtator në Budapest të Hungarisë, shkruan IndeksOnline.

Kjo media ka folur edhe për yjet të cilët duhet patjetër të përcillen, e në mesin e tre djemve kampionë, është edhe kosovarja Majlinda Klemendi.

1. Popole Misenga

-Advertisement-

Pasi u rrit në mes të luftës civile pesëvjeçare në Republikën Demokratike të Kongos, Misenga kërkoi azil, pa pasaportë pa para dhe pa ushqim, në Brazil pas Kampionatit Botëror në Rio 2013. Tre vjetë më vonë, ai konkurroi në Olimpiadë në të njëjtin qytet.

2. Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike të Kosovës në Rio 2016. Ajo më parë përfaqësoi Shqipërinë, por tani është futur në librat e historisë në Rio, duke u bërë medalisja e parë olimpike në Kosovë.

3. Lukas Krpalek

Lukas është nga Republika e Çekisë. Ai është një xhudist tepër i fuqishëm në kategorinë 100 kg, ai tani është favoriti kryesor i peshave të rënda.

4. Teddy Riner

Është i pamposhtur për shtatë vite. Ai nuk kishte konkurrent në Rio 2016 në 100 kg.

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të marr pjesë në këtë Kampionat Botëror më 5 xhudistë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera