Sport

Kalinic flet për herë të parë si lojtar i Milanit, tregon pse mori numrin 7

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 22 August 2017

Nikola Kalinic sot edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i ri i Milanit.

Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic është huazuar për një sezon në Milan nga Fiorentina, me obligim të blerjes në fund.

Kalinic tha se është shumë i lumtur që ka kaluar në Milan, por insiston se nuk ndjen presion.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Më duhet të vazhdojë me atë që isha duke bërë të Fiorentina. Nuk ndjej presion, jam i fokusuar në atë se si duhet të luajë”, tha fillimisht Kalinic për Milan TV.

-Advertisement-

“Fanella me numër 7? Numri im është 9, por atë tashmë e ka Andre Silva. Unë zgjodha 7 sepse ishte i lirë”.

Kalinic sot u bë blerja e 11’të e Milanit gjatë kësaj vere.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera