Shëndetësi

Bashkimi i përsosur pas ushqimit,Birra dhe kikirikë

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 22 August 2017

Edhe pse në shikim të parë duket që këta dy artikuj bëjnë pjesë në kategorinë e atyre të pashëndetshëm, sasitë e matura të birrës dhe kikirikut mund të jenë shumë të dobishme për trupin tonë pas stërvitjes.

Shkencëtari dhe fiziologu Ronald Mogan ka bërë një studim sensacional me të cilin konstaton që birra dhe kikirikët, jo vetëm që nuk dëmtojnë organizmin, por po ashtu janë produkte ideale për këndellje pas ushtrimeve.

Është fakt që gjatë aktiviteteve sportive humbim mjaft lëngje: ato gjenden në birrë, mirëpo për rritje të muskujve patjetër duhet të fusim në trup natrium dhe kalcium.

-Advertisement-

Këto vitamina gjenden në kikirikë të fërguar.

Shkencëtarët kanë theksuar që për këndellje pas ushtrimeve mjafton të pini gjysmë litri birrë dhe të hani 100 deri 200 gramë kikirikë.

Nutricionistët rekomandojnë që birra e shndritshme është më e mirë se sa uji mineral për rregullimin e balancimit të ujit në organizëm, mirëpo theksojnë që kjo megjithatë është pije alkoolike, e cila ngadalëson metabolizmin.

Kur është fjala për kikirikët, gjëja kryesore është që të mos jenë tepër i njelmët, sepse kripa mban lëngun në organizëm, gjë që shkakton obezitet dhe fryrje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera